×
  • Lajme
  • Lajme

    Nisma: Kuvendi bëri shkelje gjatë ndryshimit të një ligji

    Insajderi
    12 March 2016 - 15:30
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Ashtu siç ishte paralajmëruar, Nisma për Kosovën ka mbajtur sot një konferencë për media, ku kanë publikuar një shkelje ligjore që sipas tyre është bërë me rastin e plotësim-ndryshimit të një ligji.

    Në konferencë për media ka folur anëtari i kryesisë, Bajram Ajeti, i cili ka thënë se Kuvendi i Kosovës në seancën e mbajtur më 14.12.2015 nën pikën 19 të Rendit të punës, duke ndryshuar dhe aprovuar Ligjin për Menaxhimin e Financave Publike dhe Përgjegjësitë ,i cili Ligj kur publikohet në faqen zyrtare, publkohet me diçka që nuk është aprovuar.

    Siç ka sqaruar ai, në këtë seancë kuvendi ka marrë vendim që amendamenti numër dy i ligjit për Menaxhimin e Financave Publike nuk ka kaluar, por megjithatë ky amendament është publikuar në Gazetën Zyrtare./Insajderi.com

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark