Kandidati i Nismës për Kosovën, Isa Xhemajlaj, ka arritur marrëveshje me kandidatin e pavarur, Xhavit Drenori, i cili doli i treti në raundin e parë zgjedhor për kryetar të komunës së Drenasit.
Këtë e ka konfirmuar për Gazetën Insajderi edhe zyrtari për informim i Nismës dega në Drenas, Qendrim Krasniqi.
“Kjo marrëveshje është arritur me qëllim të ndryshimit të qeverisjes në Drenas, pasi shumica e qytetarëve ishin për ndryshim”, ka thënë Krasniqi.
Drenori dje ua kishte dërguar të dy subjekteve politike PDK dhe Nismës për Kosovës disa kushte të cilat ai kërkonte që ata t’i pranonin e më pas t’i mbështeste në balotazh.
Deri më sot PDK-ja nuk i ka kthyer përgjigje. Kurse zyrtarë nga Nisma për Kosovën kishin thënë se kushtet e Drenorit janë të njëjta me programin e tyre që e kanë shpalosur gjatë fushatës./Insajderi.com