Insajderi
Lajme

Nisma mbetet jashtë listës së KQZ-së, gjithçka varet nga vullneti i PDK-së deri më 12 maj

Insajderi
08 May 2026 - 09:57
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Nisma mbetet jashtë listës së KQZ-së, gjithçka varet nga vullneti i PDK-së deri më 12 maj
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Pas përfundimit të afatit mesnatën e mbrëmshme në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, është konfirmuar se Nisma Socialdemokrate është në listën e partive që nuk do të garojnë si subjekt i vetëm në zgjedhjet e 7 qershorit.

Vet kreu i Nismës, Fatmir Limaj, mbrëmë bëri të qartë se pa një bashkim me Partinë Demokratike të Kosovës, partia e tij nuk do të jetë pjesë e garës, shkruan Insajderi.

Limaj deklaroi se Nisma ka marrë vendim që të mos garojë e vetme, duke e parë si zgjidhjen e vetme bashkimin në një front të përbashkët me PDK-në.

“Nëse nuk bashkohemi me PDK-në, ne nuk garojmë në këto zgjedhje. Bashkimi PDK-Nisma ia shton këtij koalicioni 30-40 mijë vota shtesë për shkak të sinergjisë që krijohet,” u shpreh Limaj, duke shtuar se Bedri Hamza mbetet kandidati më i mirë për kryeministër.

Ai tha se janë përgatitur edhe për opsionin e qëndrimit jashtë Parlamentit për katër vitet e ardhshme, nëse PDK nuk pranon ndërtimin e një liste të përbashkët.

Sipas tij, dorëzimi i listës së kandidatëve për deputetë nga subjektet politike (partitë politike, koalicionet, nismat qytetare dhe kandidatët e pavarur) ka filluar më 2 maj dhe do të përfundojë më 12 maj 2026./Insajderi


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark