×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    ​Nisma: Një mercenar në krye të ministrisë së qeverisë së Albin Kurtit

    Insajderi
    30 June 2022 - 10:51
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Nisma Socialdemokrate ka reaguar ndaj deklaratës së ministrit të financave, Hekuran Murati se “më lirë do të na kushtonin mercenarët sesa UÇK-ja”, duke e konsideruar si skandal i rëndë dhe si i tillë është i pafalshëm për një bartës të një funksioni publik.

    Nisma konsideron se një deklaratë e tillë nga një zyrtar i lartë qeveritar fyen rëndë vuajtjet e shekullore të popullit shqiptar.

    “Fyen rëndë mijëra dëshmorë dhe martirë të cilët dhanë jetën për çlirimin e vendit! Fyen rëndë çdo luftëtar të UÇK-së. Fyen rëndë qindra fëmijë të vrarë në mënyrë mizore nga barbaria serbe! Fyen rëndë mbi 20 mijë gra e vajza të dhunuara gjatë luftës. Fyen rëndë lirinë e vendit. Ky tip mercenari nuk e kupton dot vlerën e lirisë as si koncept e as si realitet. Lufta e UÇK-së është vlera më e çmueshme dhe themeli i lirisë së vendit. Liria nuk është pazar, siç e sheh mercenari, Hekuran Murati. Prandaj, NISMA Socialdemokrate kërkon dorëheqje të menjëhershme të Hekuran Muratit nga posti i Ministrit të Qeverisë së Kosovës si dhe distancim publik të kryeministrit Albin Kurti nga kjo deklaratë skandaloze”, thuhet në deklaratën e Nismës.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark