Britanikët e zhgënjyer nga “Brexit” kanë gjetur një shpatull për t’u ngushëlluar, ajo është Rumania. “Rumunët për ata që duan të qëndrojnë në BE” është fushata e nisur nga “Gandul” një gazetë ditore me bazë në Bukuresht.
Britanikët që nuk kanë më shpresë në vendin e tyre mund të “adoptohen” nga një familje rumune.
“Lini ‘Brexit’ me mosmarrëveshjet e tij dhe filloni një jetë të re”, thuhet në faqen e internetit të kësaj fushate, e cila ndër të tjerash u kërkon qytetarëve rumunë për të ndarë shtëpitë e tyre me njerëzit që votuan pro qëndrimit në BE, pasi ata meritojnë të quhen të afërmit tanë.
Nuk kanë qenë të paktë vullnetarët që i janë bashkuar kësaj nisme, pasi 600 rumunë kanë ofruar të strehojnë britanikë.
Vendet e bllokut lindor janë alarmuar nga referendumi i javës së kaluar pasi e kanë konsideruar Londrën si aleaten kryesore në përpjekjet për të frenuar kontrollin e centralizuar nga Brukseli. / Top Channel