×
  • Lajme
  • Lajme

    Nitaj: Haradinaj është pothuajse i vendosur të shkojë tek Jahjaga

    Insajderi
    06 February 2016 - 19:56
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Anëtari i Kryesisë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Muharrem Nitaj, ka konfirmuar se lideri i tij, Ramush Haradinaj, “është pothuajse i bindur” që të marrë pjesë në takimin e ftuar nga Presidentja Atifete Jahjaga me liderët e partive politike në vend.

    Nitaj po ashtu ka treguar se nesër do të merret një vendim përfundimtar i opozitës nëse do të shkojnë së bashku “apo eventualisht ndaras” në këtë takim.

    “Por, sido që të jetë, unë ju siguroj se kjo nuk do të reflektojë në një far lloj kompaktësia që e ka opozita,” ka thënë Nitaj për RTK-në.

    Presidentja Atifete Jahjaga ka ftuar në takim liderët e partive në vend, në tentim për të gjetur një zgjidhje për të dalë nga kriza politike, raporton Insajderi.

    Deri më tani, pjesëmarrjen në takim e kanë konfirmuar përfaqësuesit e partive qeveritare, Isa Mustafa dhe Hashim Thaçi, kurse e kanë refuzuar dy partitë opozitare, Lëvizja Vetëvendosje dhe Nisma për Kosovën.

    Këto dy parti kanë thënë se do të uleshin për biseda vetëm nëse temë e këtyre takimeve do të ishte caktimi i datës së zgjedhjeve të jashtëzakonshme.

    Deri më tani, tri partitë opozitare  kanë kundërshtuar çdo iniciativë për t’u ulur për bisedime me përfaqësues të qeverisë.  Më herët, edhe Kryeministri Isa Mustfa i kishte ftuar ata për të biseduar rreth zhvillimeve të fundit në vend./Insajderi.com

     

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark