Insajderi
Lajme

“Nivel i ri politikëbërjeje” – Arben Gashi flet para votimit për shkarkimin e Abdixhikut

Insajderi
30 July 2026 - 17:54
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
“Nivel i ri politikëbërjeje” – Arben Gashi flet para votimit për shkarkimin e Abdixhikut
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës , Arben Gashi, është deklaruar para gazetarëve përpara fillimit të Kuvendit të Jashtëzakonshëm të partisë, ku pikë kryesore e rendit të ditës është votimi për shkarkimin e kryetarit Lumir Abdixhiku.

Gashi u shpreh optimist për rrjedhën e këtij procesi, duke e cilësuar si një standard të ri në skenën politike vendore.

“Mendoj që do të jetë një proces demokratik dhe i suksesshëm. Éshtë një nivel i ri i politikëbërjes në Kosovë, veçanërisht në politikën e brendshme partiake, dhe besoj që gjithçka ka me shkuar mirë,” deklaroi Gashi.

I pyetur nga gazetarët rreth kandidaturave të mundshme për marrjen e timonit të partisë në rast të shkarkimit, ai bëri të ditur se ky diskutim nuk është pjesë e ditës së sotme.

“Nuk flasim sot për kandidatë, sot është hapi i parë, pastaj shohim,” theksoi ai.

Ndër të tjera, i pyetur rreth procesit të votimit dhe qëndrimeve të delegatëve, Gashi shkurtimisht u shpreh: “Kush ka votuar vullnetarisht, nuk ka nevojë me votuar ndryshe.”/Insajderi


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark