×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Përmbyset kamioni në Rrugën e Kombit, vdes shoferi

    Insajderi
    23 March 2023 - 17:41
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e shoferit të një kamioni ka ndodhur në Rrugën e Kombit

    Në vendin e quajtur Kolsh në Rrugën e Kombit është përmbysur një kamion i ngarkuar me dërrasa. Fatkeqësisht, drejtuesi i mjetit nuk i ka rezistuar plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë në vendngjarje.

    Kamioni po vinte nga Tirana për në Kosovë dhe sipas informacioneve paraprake është përplasur me trafikndarësen. Aksidenti ka sjellë bllokimin e korsisë së autostradës Kolsh-Kukës Morinë.

    Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po heton rrethanat e aksidentit./tvklan.al

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark