Opozita siriane ka përshëndetur sulmin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në një bazë ushtarake ajrore të qeverisë siriane në afërsi të qytetit Homs, derisa i ka bërë thirrje SHBA-ve që të mos i ndalojnë sulmet ndaj bazave të tjera ushtarake të shtetit sirian.
Opozita siriane ka thënë se sulmi i ndërmarr sot nga SHBA-të nuk është i mjaftueshëm për të ndaluar forcat e regjimit të Assadit, raporton Reuters.
“Një bazë ushtarake nuk është mjaftueshëm. Në Siri janë 26 baza ushtarake që i shënjestrojnë civilët”, ka thënë Mohammed Alloush, një zyrtar i lartë i opozitës siriane.
Sulmi sotëm i SHBA-ve ndaj Sirisë, ishte sulmi i parë i ndërmarr pas 5 vitesh luftë civile në Siri. /Insajderi.com