Një i burgosur i Guantanamos transferohet në Mal të Zi – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Një i burgosur i Guantanamos transferohet në Mal të Zi

    Insajderi
    23 June 2016 - 08:57
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një i burgosur, shtetas i Jemenit, është transferuar nga Guantanamo në Mal të Zi.

    Pentagoni ka thënë se me transferimin e Abdel Malik Ahmed Abdel Wahab Al Rahabiit, në qendrën e paraburgimit në Guantanamo mbeten edhe 79 persona.

    Dokumentet e Pentagonit e përshkruajnë Al Rahabin si anëtar të Al Kaidës, që dikur ka qenë roje e liderit të vrarë të grupit, Osama bin Laden, dhe ka marrë pjesë në luftime kundër SHBA-së dhe forcave të koalicionit.

    Pas një rishikimi në vitin 2014 është konstatuar se Al Rahabi nuk paraqet më rrezik për interesat amerikanë dhe është rekomanduar transferimi i tij.

    Pentagoni ka falënderuar Malin e Zi për “gjestin humanitar”.

    Në burgun në Guantanamo, prejse është hapur në vitin 2002, kanë qenë rreth 800 persona të dyshuar për terrorizëm./rel


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark