Një delegacion i Lëvizjes me në krye nënkryetaren Fatmire Çollaku, kanë vizituar të martën Komunën e Preshevës ku zhvilluan takime me drejtuesit e kësaj komune dhe vizituan maternitetin jashtëspitalor.
Përmes një njoftimi, Vetëvendosje kërkon nga Qeveria e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë që marrëdhëniet me Serbinë t’i kushtëzojë me ndaljen e “menjëhershme të shtypjes së shqiptarëve në këtë pjesë dhe me garantimin e të gjitha të drejtave për ta.”
“Lëvizja Vetëvendosje vazhdimisht ka bërë thirrje që Qeveritë e Kosovës dhe Shqipërisë të përfshihen në mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve që jetojnë në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc”, thuhet në një njoftim të partisë më të madhe opozitare në Kosovë.
Përfaqësues të shqiptarëve që jetojnë në Luginën e Preshevës vazhdimisht kërkojnë nga Qeveria e Kosovës dhe Shqipërisë që të ndihmojnë për të përmirësuar jetën e banorëve në atë pjesë./Insajderi.com