Klodi dhe Elijona kanë rikthyer sërish dyshimet e fansave për një lidhje të mundshme mes tyre, pas disa detajeve që janë vënë re në rrjetet sociale.
Në një video të publikuar së fundmi, Klodi shihet duke mbajtur në duar një palë këpucë që dyshohet se i përkasin Elijonës.
Ky detaj ka mjaftuar që rrjeti të “shpërthejë” me komente dhe aludime për një raport më të afërt mes dyshes.
Nuk është hera e parë që fansat dyshojnë për ta. Edhe më herët janë vënë re ngjashmëri në postime dhe detaje të ndryshme që kanë shtuar spekulimet për një romancë të mundshme.
Megjithatë, deri më tani as Klodi dhe as Elijona nuk kanë dhënë ndonjë konfirmim zyrtar për një lidhje romantike.
Si gjithmonë, mbetet të shihet nëse kemi të bëjmë vetëm me rastësi apo me diçka më shumë mes dy personazheve të njohur të rrjeteve sociale.

