×
  • Biznes
  • Biznes / Teknologji

    Një ditë pas emërimit, Mira Murati largohet nga drejtimi i Chat GPT

    Insajderi
    20 November 2023 - 15:59

    Një ditë pasi u vendos në krye të Chat GTP, shqiptarja Mira Murati është zëvendësuar në këtë pozicion nga Emmett Shear. Lajmi është bërë i ditur nga burime zyrtare të ‘OpenAI’, vetëm 48 orë pas shkarkimit kaotik të shefit dhe bashkëthemeluesit, Sam Altman.

    Bordi e shkarkoi Altman të premten, duke thënë se kishte humbur besimin tek ai dhe emëroi shefen e teknologjisë së OpenAI, Mira Murati, si drejtuese të përkohshme ekzekutive. Por drejtimi i kompanisë nga dita e sotme i ka kaluar Emmett Shear.

    Kishte spekulime se Altman mund të kthehej”, thuhet pas një reagimi të ashpër nga stafi dhe investitorët.

    Të dielën në mbrëmje, bordi i OpenAI tha se i qëndron vendimit të tij si e vetmja rrugë për të avancuar dhe mbrojtur misionin e OpenAI.

    OP-ED
    Nga Rubrika
    LifeStyle
    30 November 2023

    © 2016-2023 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark