×
  • Lajme
  • Lajme

    Një e vdekur dhe katër të lënduar në aksidentin në fshatin Shkabaj

    Insajderi
    08 February 2016 - 14:51

    Sot rreth orës 12 ka ndodhur një aksident me fatalitet në fshatin Shkabaj në magjistralen Prishtinë-Mitrovicë, kur një person ka mbetur i vdekur kurse katër të tjerë të lënduar.

    Viktima në aksident është një femër 25 vjeçare me inicialet B.C.

    Sipas Policisë së Kosovës, në ketë  aksident trafiku ka qenë i përfshirë një automjet kombi-bus  i tipit VW me targa të Republikës së Kosovës, “i cili për shkaqe ende të panjohura, ka humbur kontrollin dhe është rrokullisur”.

    “Lidhur me këtë aksident trafiku është arrestuar vozitësi i automjetit,  SH. U, 60 vjeç, dhe të njëjtit i është shqiptuar masa e arrestit policor prej 48 orësh” njofton policia./Insajderi.com

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2023 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark