×
  • Lajme
  • Botë
  • Lajme / Botë

    Një ekip i huaj i kërkim-shpëtimit thuhet se ka gjetur 150 mijë dollarë në rrënoja, pas tërmetit në Turqi

    Insajderi
    15 February 2023 - 09:13
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Për shkak të tërmeteve në Turqi, atje po vazhdojnë përpjekjet e kërkim-shpëtimit me pjesëmarrjen e ekipeve turke dhe të huaja.

    Dhe një ekip i huaj, sipas mediave turke, në rrënojat ku po punonte, kanë gjetur një “kontejner” që përmbante shumë kartëmonedha 100 dollarëshe.

    Siç thuhet më tej, paratë e gjetura janë dërguar në polici.

    Kujtojmë që dy tërmete shkatërruese me fuqi prej 7.8 dhe 7.6 goditën tetë ditë më parë Turqinë dhe fqinjin e saj Sirinë – ku si pasojë humbën jetën mbi 37 mijë njerëz.

    Kështu, ekipe të shpëtimit nga 99 vende të ndryshme të botës gjenden në Turqi, ku po punojnë pa ndërprerë për të nxjerrë të mbijetuarit që kanë mbetur nën rrënoja. 

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark