Insajderi
Lajme

Një finale ndaj Kosovës në Prishtinë? Flet trajneri i Zvicrës

Insajderi
05 November 2025 - 12:02
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Një finale ndaj Kosovës në Prishtinë? Flet trajneri i Zvicrës
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Selektori i Zvicrës, Murat Yakin e ka mbajtur sot një konferencë për shtyp pasi e publikoi listën e futbollistëve të ftuar për ndeshjet e nëntorit.

Helvetikët do të përballen fillimisht me Suedinë e më pas në Kosovën, në atë që po thuhet se mund të jetë si një finale për të dyja Kombëtaret, ku edhe mund të vendoset pozita e parë eventuale, shkruan “Gazeta Express”.

Sidoqoftë, trajneri zviceran thotë se ekipi i tij do të mundohet të kryejë punë kundër Suedisë për t’i dhënë fund dilemës për pozitën e parë, e cila çon direkt në Botërorin 2026.

“Po i marrim ndeshjet një nga një dhe do të mundohemi ta vulosim këtë punë në ndeshjen me Suedinë. Për momentin nuk mund të ndikojmë në diçka tjetër”, deklaroi Yakin.

Kosova dhe Zvicra do të ballafaqohen mes vete më 18 nëntor në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë në ndeshjen e fundit të kampanjës kualifikuese për Kupën e Botës, e cila do të mbahet vitin tjetër në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në Kanada e në Meksikë.

Zvicra e kishte mposhtur Kosovën me rezultat të thellë, 4:0 në duelin e parë mes tyre në shtator.

Aktualisht, Helvetikët i kanë 10 pikë, kurse Dardanët 7.

Paraprakisht, Kosova do të luajë me Slloveninë më 15 nëntor në Lubjanë.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark