Insajderi
Lajme

Një grua dyshohet se ka kryer vetëvrasje në QKUK – raportohet se u gjet e varur në oborrin e objektit

Insajderi
22 May 2025 - 20:36
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Një grua dyshohet se ka kryer vetëvrasje në QKUK – raportohet se u gjet e varur në oborrin e objektit
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur sot në mëngjes në oborrin e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) në Prishtinë, ku është gjetur trupi i pajetë i një gruaje.

Sipas raportimeve, viktima dyshohet se ka kryer vetëvrasje duke u varur me kabllo elektrike brenda një objekti të QKUK-së, ndërsa trupi i saj është vërejtur nga punëtorë shëndetësorë në hapësirat e jashtme.

Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se autoritetet janë njoftuar menjëherë dhe në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet relevante të Policisë, hetuesia dhe ekipi i mjekësisë ligjore.

Rrethanat dhe motivet e mundshme të këtij akti të rëndë janë ende nën hetim.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark