Insajderi
Lajme

Një grua gjendet e vdekur në lumin Drini i Bardhë

Insajderi
31 July 2026 - 13:07
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Një grua gjendet e vdekur në lumin Drini i Bardhë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Policia ka konfirmuar se një grua është gjetur e vdekur në lumin Drini i Bardhë në Gjakovë, afër Urës së Fshajt.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj tha se vdekja e viktimës është konstatuar nga personeli  mjekësor në vendin e ngjarjes.

“Rreth orës 11:10, një grua e moshës madhore është gjetur pa shenja jete në lumin Drini i Bardhë, në afërsi të Urës së Fshajt. Vdekja e viktimës është konstatuar nga personeli  mjekësor në vendin e ngjarjes”.

Ai tha se njësitë përkatëse policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe, në konsultim me Prokurorin e Shtetit, është iniciuar rast “Hetim i vdekjes”.

“Hetimet lidhur me rrethanat e rastit janë duke vazhduar”.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark