Një femër në Mitrovicë është therë me thikë nga një mashkull mbrëmë rreth orës 21.
Për shkak të lëndimeve të marra si pasojë e sulmit, viktima është dërguar për trajtim mjekësor.
Sic njofton Policia e Kosovës, i dyshuari për këtë rast është arrestuar e më pastaj dërguar për mbajtje me urdhër të prokurorit.
Ky person është vetëm një nga 17 persona e arrestuar në 24 orët e fundit si të dyshuar për kryerjen e veprave të ndryshme penale. Prej tyre, gjashtë janë në mbajtje.
Gjatë 24 orëve të fundit, policia njofton se janë shënuar edhe 42 akisdente trafiku, ku një person ka humbur jetën./Insajderi.com