Insajderi
Lajme

Një grua në Mitrovicë është therë me thikë nga një mashkull

Insajderi
30 May 2016 - 10:57
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një femër në Mitrovicë është therë me thikë nga një mashkull mbrëmë rreth orës 21.

Për shkak të lëndimeve të marra si pasojë e sulmit, viktima është dërguar për trajtim mjekësor.

Sic njofton Policia e Kosovës, i dyshuari për këtë rast është arrestuar e më pastaj dërguar për mbajtje me urdhër të prokurorit.

Ky person është vetëm një nga 17 persona e arrestuar në 24 orët e fundit si të dyshuar për kryerjen e veprave të ndryshme penale.  Prej tyre, gjashtë janë në mbajtje.

Gjatë 24 orëve të fundit, policia njofton se janë shënuar edhe 42 akisdente trafiku, ku një person ka humbur jetën./Insajderi.com


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark