Insajderi
Lajme

Një grua në Pejë sulmohet fizikisht nga vajza dhe reja e saj

Insajderi
01 November 2025 - 09:26
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Një grua në Pejë sulmohet fizikisht nga vajza dhe reja e saj
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Policia ka njoftuar se një grua në Pejë dje është sulmuar fizikisht nga vajza dhe reja e saj, ka njoftuar policia në raportin

Të dyshuarat janë arrestuar, njëra prej të cilave është dërguar në mbajtje, ndërsa tjetra është liruar në procedurë të rregullt.

Ndërkaq, viktima ka pranuar tretman mjekësor.

“Pejë 31.10.2025-15:40. Janë arrestuar dy të dyshuara femra kosovare, pasi që të njëjtat kanë sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare- vjehrrën respektivisht nënën. Viktima ka pësuar lëndime trupore dhe e njëjta është dërguar për tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, pas intervistimit një e dyshuar dërgohet në mbajtje ndërsa e dyshuara tjetër lirohet në procedurë të rregullt”.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark