×
  • Op-Ed
  • Op-Ed

    Një hordhi osmane kundër shtetit të Kosovës

    Insajderi
    23 January 2021 - 20:31
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ushtruesja e detyrës së Presidentit të Kosovës, Vjosa Osmani ka kërcënuar Komisionin Qendror të Zgjedhjeve se mund ta shkrijë atë, nëse nuk pranon të rregjistroj Albin Kurtin dhe disa deputetë të “Vetvendosjes” në listën e deputetëve, vendim që buron nga vendimi iGjykatës Kushtetuese të Kosovës.

    Ndërhyrja e Vjosa Osmanit e cila kryen detyrat e presidentit, krijon për herë të parë një precedent të rënd për shtetin e ri të Kosovës, pasi implikon Presidentin në procesin e deligjitimimit të arbitrit të zgjedhjeve në vend, duke i hapur rrugë me dhunë paligjshmërisë sërezultatit të zgjedhjeve.

    Pas një fushate tre ditore kërcënimesh verbale mbi kryetaren e KQZ,të cilat janë tipar dallues i “Vetvendosjes” si parti linçuese, përfshija e institucionit të Presidentit në këtë fushatë kërcënimesh, e fut Kosovën në spiralen e paligjshmërisë së zgjedhjeve, pasi kërkohet që përmes dhunës verbale dhe institucionale, ti imponohet Kosovës një listë kandidaësh të paligjshëm, të çertikuar si të tillë, nga një vendim i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës dhe institucioneve të tjera.

    Albin Kurti bëri të njëjtën gjë. Ai tre ditë më parë i kërkoi KQZ ti nënshtrohej vullnetit të të popullti dhe jo vendimit të Gjykatës Kushtetuese. Këtë gjë e përsëriti sot Vjosa Osmani. Tani ajo që mund të ndodh është që “populli” ti turret KQZ të djeg listat e zgjedhësve dhe ti shpall vet kandidatët pa i çertikuar asnjë instituicion, pasi ky është kuptimi që Kurti ka për vullnetin e popullit.

    Por ndërsa Albini aktualisht është thjesht një kandidat i ndëshkuar nga drejtësia që nuk lejohet të kandidoj, Vjosa Osmani është kryesuese e Kuvendit dhe ushtruese e detyrës së parlamentit. Ndaj ajo nuk mund të kaloj në heshtje. Në kushtet e mungesës së kuvendit, ajo përton që mund të mos ndërmeret një iniciativë për shkarkimin e saj, por ajo duhet të merret në parlamentin e ri pavarsisht rezultatit. Ajo nuk mund të kaloj pa u ndëshkuar për këtë akt.

    Edhe Presidenti Trump nuk u arrit të shkarkohej pas skandalit që bëri, por Senati po e çon deri në fund përpjekjen e tij për ta ndëshkuar atë. Kjo mendësi revolucionarësh që duan të hyjnë në zgjedhje, duke vrarë së pari arbitrin, e duke mos respektuar asnjë ligj të shtetit të Kosovës, tani ka në krye të saj Presidenten në detyrë të Kosovës, Vjosa Osmane. Dhe ngjan vërtet si një hordhi osmane.  /Insajderi.org

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark