Insajderi
Lajme

Një i paraburgosur tentoi të arratiset nga gjykata, e bëri veten për spital-Policia jep detaje

Insajderi
29 January 2026 - 20:09
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Një i paraburgosur tentoi të arratiset nga gjykata, e bëri veten për spital-Policia jep detaje
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një i paraburgosur gjatë ditës së djeshme ka dashur të ikte nga Pallati i Drejtësisë duke kërcyer nga kati i dytë.

Mlladen Millosheviq, ka pësuar lëndime dhe është dërguar për trajtim në QKUK, ku edhe po trajtohet aktualisht në klinikën e Ortopedisë.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënës i policisë për kryeqytetin, Enis Pllana.

“Gjatë ditës së djeshme, një person i arrestuar nën dyshimet për kryerjen e veprës penale Vjedhje e rëndë, ka tentuar të arratiset nga Pallati i Drejtësisë, por i njëjti është ndaluar. Gjatë tentimit për arratisje, i dyshuari ka pësuar lëndime trupore, për çka është dërguar për tretman mjekësor”, deklaroi Pllana


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark