Insajderi
Lajme

Një i vdekur në aksidentin e rëndë Prishtinë–Pejë

Insajderi
30 October 2024 - 16:12
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Një i vdekur në aksidentin e rëndë Prishtinë–Pejë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një aksident me fatalitet ka ndodhur sot në rrugën Prishtinë-Pejë.

Lajmin për Insajderin e ka konfirmuar Daut Hoxha, zëdhënës i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës.

“Në ora 13:42, Policia e Kosovës ka pranuar një informacion për një aksident trafiku me lëndime të rënda trupore në rr. Pejë-Prishtinë, në fshatin Llozicë. Patrulla policore nga Stacioni policor i Malishevës menjëherë kanë dalë në lokacionin e raportuar dhe kanë njoftuar se një person dyshohet se është pa shenja jete. Janë njoftuar njësitë tjera relevante dhe lidhur me këtë rast po kryhen hetime për të sqaruar rrethanat dhe shkaktaret e këtij aksidenti tragjik”, tha ai.

Zëdhënësi deklaroi se pas pranimit të raportimeve shtesë nga njësitet kompetente lidhur me rastin do te informoheni me kohë.


OP-ED
Nga Rubrika
Lajme
28 November 2026
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark