Shkencëtarët gjermanë dhe britanikë kanë njoftuar se një ilaç i ri i quajtur, aprotinin, duket se është efektivë kundër COVID-19.
Sipas këtyre shkencëtarëve ‘Aprotinini’ ja vlen të testohet si një ilaç kandidat antiviral në rastet e COVID-19 pasi është një frenues i proteinëazës.
Hulumtuesit nga Instituti i Virologjisë Mjekësore të Institutit Goethe në Universitetin e Frankfurtit, Universitetin e Shkollës Mjekësore të Hanoverit dhe Universitetin e Kentit, të udhëhequr nga Profesorët Martin Michaelis dhe Jindrich Kinnatl, botuan studimin e tyre ku treguan se aprotinina bllokon koronavirusin për të hyrë në qeliza dhe për këtë arsye mund të jetë një trajtim kundër Covid-19.
Aerosolët e aprototinës janë miratuar tashmë në Rusi për trajtimin e gripit dhe lehtë mund të testohen edhe kundër koronavirusit të ri.
Profesor Martin Michaelis tha: ” aerosoli aprotinin është raportuar të tolerohet jashtëzakonisht mirë te pacientët me grip. Prandaj, mund të ketë një potencial të veçantë për të parandaluar sëmundjen e rëndë COVID-19 kur aplikohet herët pas diagnozës. Burimi scienceblog