Refuzimi i Ministrisë së Punëve të Jashtme për llogaridhënie, është bërë objeket hetimi i Zyrës së Avokatit të Popullit. Kjo ka ardhur pas gjobitjes së MPJ-së me 13 mijë euro nga Agjencia për Informim dhe Privatësi, e cila nuk i ka ofruar Gazetës Insajderi, as pas 4 muajsh prej kërkesës faturat e shpenzimeve të Prindon Sadriut
Pesë ditë pasi që Agjencia për Informim dhe Privatësi ndëshkoi me gjobë Ministrinë e Punëve të Jashtme, për mos transparencë edhe një insitucion i rëndësishëm në Kosovë ka nisur hetimet ndaj saj.
Zyra e Avokatit të Popullit, ka konfirmuar për Gazetën Insajderi se ka nisur hetimet lidhur me refuzimin e Ministrisë së Punëv të Jashtme që t`ia ofroj Insajderit faturat e kërkuara.
Insajderi ka kërkuar në muajin shkurt të dijë se sa ka shpenzuar diplomati Prindon Sadriu për derivate në destinacionin Kosovë-Maqedoni e Veriut, si pjesë e misionit në Shkup.
Kërkesa ishte bazuar në ligjin për qasje në dokumentet publike, por ishin tejkaluar të gjitha afatet ligjore dhe MPJ nuk ishte përgjigjur pozitivisht.
Por në heshtje të plotë, e pas anjë koment kanë kaluar tash e gjashtë ditë Presidentja Vjosa Osmani dhe Kryeministri Albin Kurti.
Për gjatë këtyre ditëve as Presidentja Vjosa Osmani e as Kryeministri Albin Kurti nuk e thanë asnjë fjalë lidhur me këtë skandal të Gërvallës, ani pse në vazhdimësi premtonin transparencë e llogari dhënie për shpenzimet e parasë publike.
Gazeta Insajderi, që ka kërkuar faturat e shpenzimeve të Prindon Sadriut dhe raportuar për gjobën 13 mijë euroshe ndaj MPJ-së, ka kërkuar koment rreth rastit nga zyra e të pares së shtetit, por zyra e Osmanit ende nuk ka kthyer asnjë përgjigje.
Koment deri në momentin e publikimit të tekstit nuk ka pasur as kryeministri Albin Kurti. Zyra e kryeministrit Kurti nuk është përgjigjur në pyetje të Insajderit.
Bashkëshorti i Presidentes së vendit Vjosa Osmani, Prindon Sadriu ka qëndruar në heshtje totale tash e gjashtë ditë pas publikimit të skandalit të fshehjes së faturave të shpenzimeve të tij nga Ministria e Punëve të Jashtme.
Mbajtja sekret e faturave nga ministria që drejtohet nga bashkëpunëtorja më e ngushtë e bashkëshortes së tij, Vjosa Osmani, ministrja Donika Gërvalla, u dënua me gjobë 13 mijë euro nga Agjencia për Informim dhe Privatësi.
Pas refuzimit të Ministrisë që t`i ofrojë këto dokumente dhe arsyetimit të Ministres Gërvalla se shpenzimet nuk munden me i nda veç e veë, gazeta ka kërkuar edhe nga Prindon Sadriu që të na tregoj se sa është shuma e parave të shtetit që ka shpenzuar për derivate në destinacionin Kosovë-Maqedoni.
Përveç tyre, Insajderi ka kërkuar të dij edhe nga vetë Sadriu se sa është shuma e parave që ka shpenzuar për meditje, dreka, darka e telefon. Por as Sadriu deri tash nuk është përgjigjur në pyetjet e Gazetës Insajderi.