Këngëtarja e njohur, Besa Kokëdhima, ka ndarë së fundmi disa video në rrjetin social TikTok, ku në sfond dëgjohet kënga e saj “Amelia”.
Kjo këngë duket se është shndërruar në sensacion, pasi që njerëz nga e gjithë bota po e dëgjojnë dhe po kërcejnë me ritmet e saj.
Kjo gjë duket se e ka bërë mjaft të lumtur Besën, e cila krahas videove shkruan: “Amelia po thyen rekorde në TikTok. Këto video nga e gjithë bota më sjellin kaq shumë lumturi. Faleminderit”.
Projekti “Amelia” nga Besa në bashkëpunim me këngëtarin e huaj, Mattyas është publikuar 5 vite më parë dhe numëron mbi 9 milionë klikime në kanalin Youtube.