Një kishë në Llap- 'Lëvizja për Rikthim' kërkon haptazi fonde për këtë projekt - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Një kishë në Llap- ‘Lëvizja për Rikthim’ kërkon haptazi fonde për këtë projekt

    Insajderi
    16 April 2025 - 21:04
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Grupi “Lëvizja Për Rikthim” ka bërë të ditur përmes një postimi publik se ka nisur një projekt për ndërtimin e kishës së parë në rajonin e Llapit pas më shumë se 300 vjetësh, shkruan Insajderi.

    Krahas kishës, është paralajmëruar edhe ngritja e një Kryqi monumental prej 99 metrash, që pritet të jetë më i madhi në gjithë hapësirën e Ilirikut.

    Në njoftimin e bërë publik, thuhet se pas shumë kërkesash nga komuniteti dhe mërgata, më në fund është hapur edhe mundësia për kontribute financiare nga jashtë vendit, përmes kanaleve zyrtare të shoqatës.

    “Po ndërtojmë kishën e parë në Llap pas 300 vjetësh dhe duam të ngremë një Kryq 99 metra të lartë – një simbol i besimit tonë të pathyeshëm, një amanet për brezat që vijnë,” thuhet në thirrjen e publikuar.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark