Insajderi
  • Op-Ed
  • Op-Ed

    Një letër nga unë

    Insajderi
    27 February 2026 - 19:36
    Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
    Një letër nga unë
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Shkruan: Arieta Mjeku

    Sa më shumë rritesh, e kupton që jeta nuk është vetëm gëzim. Është edhe një lloj pikëllimi i heshtur që nuk e ndjen kur je i vogël.

    Sepse me kalimin e kohës, fillon të shohësh gjëra që më parë nuk i vëreje, njerëz që ndryshojnë, njerëz që lodhen nga vetja e tyre, njerëz që, dalëngadalë, po kthehen në “zombie”, duke jetuar pa ndjenja, pa thellësi, vetëm duke kaluar ditët.
    Dhe kjo të dhemb. Sepse dikur i ke parë ndryshe.
    Me kohën fillon të kuptosh vlerën e vetvetes. Jo atë që ta japin të tjerët, por atë që e ndërton vetë, në heshtje, në momentet kur askush nuk të sheh.

    Fillon të kuptosh që nuk mund të presësh nga të tjerët të të japin atë që ti nuk ia jep vetes.
    Me kohën mëson ta duash veten më shumë. Jo në mënyrë egoiste, por në mënyrë të vetëdijshme. Fillon të vendosësh kufij, të largohesh nga ajo që të dëmton, të zgjedhësh pa u ndjerë fajtor.

    Dhe e kupton që kjo nuk është ftohtësi, është pjekuri.
    Një thënie e imja që qarkullon shpesh në shoqëri e rreth është:


    “nuk ka rëndësi çfarë e ke, por sa i/e afërt je me të.”
    Në fillim, shumëkush e merrte si egoizëm, si një mënyrë për t’u distancuar nga të tjerët. Por me kalimin e kohës, po e kuptojnë edhe vetë. Sepse nuk është fjala për të pasur shumë, por për të ndjerë vërtet atë që ke. Mund të kesh njerëz rreth teje dhe të jesh i vetmuar, e mund të kesh pak dhe të ndihesh i plotë.


    Me kohën fillon të vlerësosh thellësinë mbi sipërfaqen, qetësinë mbi zhurmën, realen mbi atë që duket bukur vetëm nga jashtë.


    Dhe po, me kohën kupton edhe një gjë tjetër për veten:


    që ndonjëherë “i pickon” pak njerëzit, sidomos kur të duken shumë të mirë. Jo për t’i lënduar, por për t’i kuptuar. Sepse jo gjithçka që duket e mirë është e vërtetë. Dhe kur dikush mbetet i njëjtë edhe pas provës së vogël… atëherë e kupton.
    E kupton kush është i/e vërtetë.


    Më në fund, i kupton krejtë dhe zgjedh, s’ka më mirë!

    Arieta Mjeku
    27 shkurt 2026


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Facebook Instagram

    Impressum

    Kontakt

    Trademark