Gjatë shqyrtimit të historisë së lëndimeve të Jesus Vallejo në Transfermarkt, AS ka zbuluar një aspekt që shumëkush nuk e ka parë: depresionin. Mes lëndimeve të zakonshme, u gjet një periudhë mungese prej 167 ditësh për shkak të problemeve me shëndetin mendor.
Sipas informacionit, problemet kanë filluar pas ndarjes nga gruaja në fillim të këtyre viteve. Interesante është se data e ‘rikuperimit’ të tij përkon me rikthimin në Real Madrid pas një huazimi njëvjeçar te Granada. Kthimi në ekipin e tij të vjetër ndoshta ka kontribuar në procesin e tij të shërimit.
Vallejo ishte në prag të largimit nga Real Madridi në këtë verë, mirëpo Carlo Ancelotti ka vendosur ta mbajë në skuadër.