Një muaj paraburgim dy kosovarëve në Split, dyshohen për dhunimin e një 28-vjeçareje - Insajderi
×
  • Lajme
  • Shqipëri/Rajon

    Një muaj paraburgim dy kosovarëve në Split, dyshohen për dhunimin e një 28-vjeçareje

    Insajderi
    24 July 2025 - 11:18
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gjykata e Qarkut në Split të enjten ka caktuar një muaj paraburgim për tre shtetas britanikë, dy prej të cilëve me origjinë nga Kosova, të dyshuar për dhunimin e një vajze 28-vjeçare në një hotel në qytetin bregdetar kroat.

    Tre miqtë dyshohet se të martën në orët e hershme të mëngjesit, mes orës 5:00 dhe 7:30, e kryen aktin në një dhomë hoteli pranë bregdetit.

    “Viktima ka raportuar rastin menjëherë në polici, e cila ka arritur ta ndalojë njërin nga të dyshuarit në vendin e ngjarjes, ndërsa dy të tjerët janë arrestuar më vonë dhe janë shoqëruar për hetime penale”, ka njoftuar policia kroate.
    Gjykata ka urdhëruar masën e paraburgimit për të tre të dyshuarit për shkak të rrezikut të ikjes. Ata akuzohen për një vepër të rëndë penale kundër lirisë seksuale.

    Sipas Kodit Penal kroat, kjo vepër e rëndë dënohet me burg prej së paku gjashtë muaj deri në dhjetë vjet.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark