Gjykata Themelore në Ferizaj ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Ferizaj, duke ia caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh, Arjeta Roshajt, e dyshuar për vrasjen në Ferizaj më 28 qershor 2026.
Të dyshuarës masa e paraburgimit mund t’i zgjatë deri më 29 korrik 2026.
Kjo masë u caktua pas mbajtjes së seancës dëgjimore para gjyqtarit të procedurës paraprake.
Sipas hetimeve, dy netë më parë, e reja, e cila jeton në Francë, dyshohet se e qëlloi me armë zjarri në kokë 32-vjeçarin Florim Haxhidema. Raportohet se autorja e dyshuar dhe viktima ishin në një lidhje dashurie.
Krimi ndodhi në një banesë në rrugën “Sejdi Sejdiu”, e marrë me qira nga babai i të dyshuarës. Familja kishte ardhur për pushime nga Franca, ku jeton prej vitesh.