Një muaj paraburgim për shtetasin turk që kontrabandoi njerëz në Kosovë – Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Një muaj paraburgim për shtetasin turk që kontrabandoi njerëz në Kosovë

    Insajderi
    05 April 2017 - 16:38
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Gjykata Themelore në Ferizaj, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt për caktimin e masës së paraburgimit prej një (1) muaji, ndaj të pandehurit T.B. shtetas i Republikës së Turqisë.

    I pandehuri dyshohet se më 3 prill 2017, në pikën kufitare në Han të Elezit duke drejtuar  automjetin – kamionin, në rimorkion e tij pas kontrollit nga ana e zyrtarëve policor, janë gjetur 14 persona shtetas të Sirisë dhe Afganistanit të cilët ishin vendosur në kamion nga qyteti i Stambollit ku kishin qenë si refugjat.

    “ Me këto veprime i pandehuri T.B. dyshohet se ka kryer veprën penale “Kontrabandimi me migrant” nga neni 170 paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Gjyqtari i procedurës paraprake i Departamentit për Krime të Rënda, ka aprovuar kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit, konform nenit 187 paragrafi 1 nën paragraf 1.1 dhe 1.2 pika 1.2.1 të Kodit të Procedurës Penale të Republikës së Kosovës, dhe i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaj, dukë filluar nga data e arrestimit 3 prill 2017 dhe do të zgjas deri më 2 maj 2017”, thuhet në komunikatën për media.

    Me këtë rast palët njoftohen se ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e shtynë ekzekutimin e tij.

     


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark