Një muaj paraburgim serbit të dyshuar për krime lufte në Kosovë - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Një muaj paraburgim serbit të dyshuar për krime lufte në Kosovë

    Insajderi
    12 December 2016 - 10:47
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Departamenti për Krime të Rënda i Gjykatës Themelore në Prishtinë, me kërkesë të Prokurorisë Speciale të Kosovës përcaktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit S.B., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale Krime lufte kundër popullatës civile,ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji.

    I pandehuri S.B. është arrestuar më 9 dhjetor 2016 dhe është ekstraduar nga Bosnja dhe Hercegovina.

    “Arsye për caktimin e paraburgimit kundër të pandehurit S.B. është se ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri S.B. dhe i bashkëakuzuari I.R. i cili është i dënuar si dhe persona tjerë si anëtarë të forcave paramilitare serbe, kanë marrë pjesë në rrahje dhe tortura të qytetarëve shqiptarë të mbledhur në një stacion të autobusëve në Fushë-Kosovë, me datën 25 mars 1999”, thuhet në njoftimin e Gjykatës.

    Gjykata thotë se, të pandehurit ishin të veshur me uniforma paramilitare dhe ishin të armatosur me pushkë automatike. Kishin ardhur në vend-ngjarje ku kishin rrethuar civilët, kanë ndarë burrat nga gratë dhe fëmijët, ata i rrahën dhe torturuan burrat të cilët më vonë ishin gjetur në vendngjarje. Disa prej meshkujve që ishin rrahur u urdhëruan që të hipin në një veturë të blinduar dhe ishin dërguar në drejtim të panjohur. Haki Bajrami i cili ishte ndarë nga grupi dhe ishte rrëmbyer. Trupi i tij ishte gjetur në një varrezë masive në Dragodan dhe ishte identifikuar me dt.17.08.2000.

    “Gjykata ka caktuar masën e paraburgimit ndaj të pandehurit S.B. sepse ekziston rreziku i lartë i arratisjes së të pandehurit S.B. pasi që i njëjti i është shmangur drejtësisë dhe juridiksionit të Kosovës për katër vitet e fundit. Po ashtu duke marrë parasysh rrethanën se i pandehuri S.B. e ka shtetësinë e Republikës së Serbisë dhe nuk ka shtetësi të Republikës së Kosovës tregon rrezikun se nëse të pandehurit nuk i caktohet masa e paraburgimit i njëjti mund të arratiset dhe do të jetë i paarritshëm për organet e drejtësisë”, thuhet më tej në njoftim./Insajderi.com


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark