×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    Një natë para takimit, Kurti përgatitet me ekipin e tij: Komplekse dhe e thjeshtë

    Insajderi
    01 May 2023 - 23:37
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tashmë ndodhet në Bruksel, ku pret që nesër të takohet me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq për të diskutuar rreth zbatimit të marrëveshjeve të arritura muajve të fundit mes Kosovës dhe Serbisë.

    Ai ka thënë se ditën e sotme e ka shfrytëzuar për t’i bërë përgatitjet para takimit, përderisa ka shtuar se përgatitja për negociata është komplekse dhe e thjeshtë.

    “Komplekse sepse ka një mori informatash dhe detajesh mes shumë gjërave të tjera, por e thjeshtë sepse dëshirat e Kosovës janë të qarta, të thjeshta dhe fisnike”, ka shkruar Kurti në Twitter.

    Sot, Kurti ka zhvilluar një bisedë telefonike edhe me Këshilltarin e Departamentit Amerikan të Shtetit, Derek Chollet. Sipas njoftimit të Chollet, ai me Kurtin ka folur rreth rëndësisë së zbatimit të marrëveshjes për Asociacionin e komunave me Shumicë Serbe.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark