×
  • Lajme
  • Lajme / Kosovë

    “Një nga pozicionet e ushtrisë serbe e morëm për 24 minuta”- komandanti i UÇK’së rrëfen për luftën në Koshare

    Insajderi
    09 April 2024 - 17:49
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Xhafer Gashi, ish-komandant i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka rrëfyer se si nisi ofensiva e Koshares, një nga betejat më të përgjakshme të luftës.

    Gashi tregoi se si me ditë të tëra ishin përgatitur dhe se në orën e hershme të 9 prillit të vitit 1999 kishin nsiur sulmin me një breshëri artilerie në drejtim të bazës së ushtrisë serbe në Koshare të Gjakovës, në kufi me Shqipërinë.

    “9 prillin e kanë pritur të gjithë me gëzimin më të madh”, tregon ai, duke thënë se ai ishte “moment krenarie”.

    “Të gjithë pothuajse e kanë pritur me padurim fillimin e betejës”, tha Gashi.

    UÇK-ja kishte sulmuar në tri drejtime, dhe në Rrasën e Koshares, një nga pozicionet e ushtrisë serbe, Gashi tha se kishin marrë “për 24 minuta”.

    Afërsisht 136 ushtarë të UÇK-së kishin arritur në kufi dhe kishin sulmuar pozicionet serbe. Në atë kohë rreth 300 ushtarë serbë të Ushtrisë Jugosllave ishin vendosur në vijën e frontit. Luftimet e përgjakshme kishin zgjatur gjithë ditën. Nga ana e UÇK-së kishin rënë dëshmorë 4 luftëtarë dhe u ishte plagosur 1, ndërsa nga ana e Ushtrisë Jugosllave ishin vrarë 23 ushtarë serbë.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark