Specialisti i Anesteziologjisë me Mjekim Intensiv, Abdullah Hajdari, tha se gjendja e njërit nga të plagosurit në Pejë është shumë e rëndë.
Hajdari tha se pacienti që është në mjekim intensiv ka lëndime në regjionin ë këmbë së majtë dhe regjionin e barkut të cilat ia rrezikojnë jetën.
Hajdari po ashtu shtoi se pacienti është në gjendje të shokut hemorragjik, pavarësisht që tek i njëjti është intervenuar për rreth 6 orë në trajtimin e plagëve të marra nga arma e zjarrit.
“Njëri nga të plagosurit është i hospitalizuar nga orët e mëngjesit në Klinikën e Mjekimit Intensiv. Ai po qëndron i intubuar, dmth është në ventilim mekanik, është në gjendje shumë të rëndë sepse ka lëndime nga arma e zjarrit në regjionin e këmbës së majtë dhe regjionin e barkut të cilat po ia rrezikojnë jetën. Rreth 6 orë është punuar mbrëmë deri në orët e mëngjesit, 4 ekipe të kirurgëve, anesteziologë, kirurgu vaskular, ortopedi, urologu, por të shohim tutje, ende mbetet kritike, është në gjendje të shokut hemorragjik”, tha Hajdari.
Ndërsa sipas tij, dy djemtë e pacientit që po qëndron në Intensivë ndodhen nëpër klinika tjetër dhe nuk ka informata të saktë rreth gjendjes së tyre.
“Gjendja e djemve janë në ekzaminim e sipër plotësuese dhe nëse kanë nevojë për trajtim të mëtutjeshëm ne do t’i trajtojmë. Nuk kemi informata shumë të sigurta për ta, ky ka qenë shumë kritik dhe operacione shumë të shpejta ndërsa ata janë ende duke u kompletuar me ekzaminime plotësuese dhe të shohim se në cilën klinikë do të vazhdoj trajtimi i tyre”, u shpreh Hajdari për tëvë.
/Insajderi.org/