×
  • Lajme
  • Lajme

    Plagosja e trefisht në Pejë, arrestohet i dyshuari kryesor

    Insajderi
    23 May 2024 - 13:07
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Agron Gashi i dyshuari kryesor për plagosjen në Pejë, është arrestuar nga Policia e Kosovës kështu ka mësuar Insajderi.

    Këto burime bëjnë me dije se ai është dërguar për 48 orë në mbajtje.

    Ai dyshohet se plagosi babain Jeton Berisha dhe dy djemtë e tij, Jetnis dhe Jetart Berisha.

    Sipas burimeve te Insajderit ai është nga fshati Osrime, dhe per autoritetet e rendit është i njohur.

    “Ai është recidivist i veprave penale”, i ka thënë Insajderit një burim.

    Tre persona janë plagosur nga arma e zjarrit mbrëmë në Pejë pas një përleshje që ndodhi në në këtë qytet.

    Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, përmendet rasti duke u cilësuar si vrasje në tentativë.

    “VRASJE E RËNDË NË TENTATIVË/ Pejë 22.05.2024, 21:25. Viktima mashkull kosovar ka raportuar se pas një mosmarrëveshje i dyshuari kishte shtënë me armë zjarri në drejtim të tij dhe tre viktimave të tjerë meshkuj kosovarë dhe kishte ikur në drejtim të panjohur. Si pasojë lëndime trupore kanë pësuar tre viktima dhe të njëjtit janë dërguar për tretman mjekësor në QKUK, Prishtinë. Rasti nën hetime”, thuhet në raportin e policisë./Insajderi.org/

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark