Pas dy shpërthimeve të mëdha që ndodhën ne lagjen e Brukselit, u dëgjuan edhe të shtëna armësh dhe me këtë rast policia belge ka plagosur një person në këmbë gjatë këtij operacioni.
Policia ka alarmuar banorët e vendit që të mos dalin nga shtëpitë e tyre, për shkak se ende ekziston rreziku për ndonjë shpërthim tjetër, shkruan CNN.
Një njeri për CNN tha se djali i tij, i cili ka një dyqan brenda zonës së bllokuar në Bruksel, pa një individ të armatosur duke dalë nga një dyqan i metrosë i cili më pas u qëllua më pas në këmbë nga policia.
Policia belge po vazhdon intensivisht kërkimet ndaj të dyshuarve për terrorizëm në të gjithë Belgjikën. /Insajderi.com