''Një orë pasi hodhi trupin'', rrëfimi i shoqes së Ilaria Sulës, tregon takimin me autorin ditën e krimit dhe zbulon mesazhet - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    ”Një orë pasi hodhi trupin”, rrëfimi i shoqes së Ilaria Sulës, tregon takimin me autorin ditën e krimit dhe zbulon mesazhet

    Insajderi
    10 April 2025 - 12:24
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Shoqja e ngushtë e Ilaria Sulës, Maria Sofia Lombardo, ka rrëfyer në një intervistë momentin kur takoi Mark Antony Samson, ditën që ai e hodhi trupin e shqiptares në pyll brenda një valixheje.

    Ajo tregon momentin e takimit, duke u shprehur se një orë pasi hodhi trupin e Ilarias, ai i foli asaj për problemet që po haste me shqiptaren.

    “Ilaria ishte shoqja ime më e mirë. Ai copa e m***, se kështu duhet të quhet, më shkruante se donte të më takonte, një orë pasi hodhi trupin e saj. U ulëm të hanim dhe më tregoi për ulje-ngritjet që kishte me Ilarian. Jam e shkatërruar. Ishim praktikisht motra, sepse jetonim bashkë”, tha si fillim Maria.

    Më pas ajo tregoi dhe mesazhet që merrte nga telefoni i Ilarias, ndërkohë që e përdorte Samson.

    “Nga telefoni i Ilarias, Samsoni më kishte shkruar se po kishte shkuar të takonte një djalë që nuk e kishte parë kurrë më përpara, i cili ishte jashtë qytetit, afër Napolit dhe se nuk donte të më dërgonte vendndodhjen e saj edhe pse e kisha pyetur tre-katër herë gjatë gjithë bisedës. Vërtet dukej se Ilaria shkruante sepse na njihte aq mirë, sa dinte dhe çfarë mesazhesh të dërgonte”, u shpreh shoqja e viktimës.


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark