Insajderi
Lajme

Një person bie nga një objekt në Prishtinë, policia jep detaje

Insajderi
21 July 2026 - 11:44
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Një person bie nga një objekt në Prishtinë, policia jep detaje
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një person ka vdekur pasi ra nga një lartësi e një objekti mbrëmë në Prishtinë, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Lajmin për Insajderin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana.

“Mbrëmë, rreth orës 23:00, Policia ka pranuar informatën se në rrugën “Arshi Pipa” në Prishtinë, një person ka rënë nga një lartësi (objekt). Si pasojë e lëndimeve të marra, viktima nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve. Vdekja e viktimës është konstatuar nga ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes”.

Ai tha se policia, në koordinim me Prokurorin e Shtetit, ka nisur hetimet dhe po ndërmerr “të gjitha veprimet e nevojshme” për sqarimin e rrethanave të rastit.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark