Një burrë është gjetur i vdekur në një vikendicë në Novërbërdë, ku kishte shkuar për të pushuar
Rastin në Polici e ka raportuar shoku i tij. Përmes raportit 24 orësh, Policia ka bërë me dije se rasti po hetohet si “vdekje e dyshimtë”.
“VDEKJE E DYSHUAR – Novobërdë 30.12.2022-17:25. Ankuesi mashkull kosovar ka kërkuar ndihmën mjeksorë qe të shkoi në vikendicë ku ka qenë duke pushuar pasi që shoku i tij viktima mashkull kosovar nuk është duke lëvizur. Në vendngjarje kanë dal njësitet përkatëse policore, ndihma e shpejt e cila ka konstatuar vdekjen. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion”, thuhet në raport.