×
  • Lajme
  • Insajderi

    Një person gjendet i varur në litar në një mal në Prizren

    Insajderi
    08 January 2023 - 16:07
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një person sot rreth orës 12:00 ka raportuar se në malin “Polevica” në Prizren, ka hasur në një person të varur me litar në një lis.

    Rastin për Insajderin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë në Prizren, Shaqir Bytyqi.

    “Një dëshmitar sot rreth ores 12:00 ka raportuar në nënstacionin Zhur se në malin që njihet “Polevica’ mbi fshatin Zhur, në afersi te magjistrales Zhur-Dragash, ka hasur në një person të varur me litar për një lis. Rastit  ju kanë përgjigj patrullat policore të Stacionit Policor Prizren së bashku me hetuesit kujdestarë dhe aty shihet personi, duket mashkull, trupi i dekompozuar”.

    “Dëshmitari e ka has rreth orës 10:30 dhe është vonuar për shkak të terrenit malor derisa ka arrit në nënstacionin Zhur”, tha Bytyqi.

    Ai ka shtuar se trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore. /Insajderi

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark