Insajderi
Lajme

Një person gjendet pa shenja jete në banesën e tij në Pejë

Insajderi
01 November 2026 - 14:17
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Një person gjendet pa shenja jete në banesën e tij në Pejë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Një person i gjinisë mashkullore është gjetur pa shenja jete sot në vendbanimin e tij, në rrugën “Mbreti Bardhyl” në Pejë.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova, i cili bëri të ditur se rasti është raportuar rreth orës 11:20.

Sipas tij, në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipet përkatëse, ndërsa personeli mjekësor ka konstatuar vdekjen e personit.

Për rastin është njoftuar edhe prokurori kujdestar, i cili ka dalë në lokacion.

Në konsultim me prokurorin, rasti është iniciuar si “Hetim i vdekjes”, ndërsa trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për procedurat e mëtejme.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark