Një person ka humbur jetën të martën pas një aksidenti trafiku që ka ndodhur në fshatin Konjuh të Komunës së Lipjanit.
Siç raporton policia, një veturë e markës Alfa Romeo është aksidentuar nga një veturë tjetër, me ç’rast ngasësi dhe dy pasagjerë meshkuj K-Shqiptarë kanë pësuar lëndime trupore. Njëri nga pasagjerët më pastaj ka ndërruar jetë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës si pasojë e lëndimeve të marra.
Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion.
Policia njofton se në 24 orët e fundit janë shënuar gjithsej 55 aksidente trafiku./Insajderi.com