Insajderi
Lajme

Një person humb jetën në një aksident në Lipjan

Insajderi
01 June 2016 - 11:21
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

 

Një person ka humbur jetën të martën pas një aksidenti trafiku që ka ndodhur në fshatin Konjuh të Komunës së Lipjanit.

Siç raporton policia, një veturë e markës Alfa Romeo është aksidentuar nga një veturë tjetër, me ç’rast ngasësi dhe dy pasagjerë meshkuj K-Shqiptarë kanë pësuar lëndime trupore.  Njëri nga pasagjerët më pastaj ka ndërruar jetë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës si pasojë e lëndimeve të marra.

Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion.

Policia njofton se në 24 orët e fundit janë shënuar gjithsej 55 aksidente trafiku./Insajderi.com


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark