Një person ka fotografuar votën në një qendër të votimit.
Kështu ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë së Kosovës në Prizren, Shaban Osmanollaj i cili tha se ngjarja ka ndodhur në shkollën “Mati Logoreci”, më saktësisht në vendvotimin 2009/A.
Personi sipas Policisë është ndaluar dhe me rastin po merren hetuesit policorë.
Në Kosovë sot po mbahen zgjedhjet lokale, në të cilat do të zgjidhen kryetarët e 38 komunave dhe anëtarët e 38 Kuvendeve Komunale.