Insajderi
Lajme

Një person në Ferizaj sulmon me thikë dy qytetarë

Insajderi
10 July 2026 - 10:19
Shpërndaje në Facebook Shpërndaje në X Kopjo lidhjen
Një person në Ferizaj sulmon me thikë dy qytetarë
Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

Në Ferizaj dita ka nisur me një ngjarje kriminale. Një person ka sulmuar qytetarët me thikë në afërsi të postës së qytetit.

Për pasojë dy persona janë plagosur.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.

“Sot, rreth orës 07:50, kemi pranuar informatën se në rrugën “Dëshmorët e Kombit”, në afërsi të postës qendrore në Ferizaj, ka ndodhur një incident, ku një person dyshohet se ka sulmuar dy persona me mjet të mprehtë (thikë), të cilët janë transportuar për trajtim mjekësor në Emergjencën e Ferizajt, pasi kanë marrë ndihmën e parë në vendin e ngjarjes nga ekipet mjekësore. I dyshuari është larguar nga vendi i ngjarjes në drejtim të panjohur. Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke ndërmarrë veprime intensive hetimore për identifikimin dhe arrestimin e të dyshuarit, si dhe për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit”, ka thënë Kanun Veseli.


OP-ED
Nga Rubrika
x

© 2016-2026 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Facebook Instagram

Impressum

Kontakt

Trademark