Një peshkaqen i rrallë kapet në ujërat e Vlorës - Insajderi
×
  • Lajme
  • Lajme

    Një peshkaqen i rrallë kapet në ujërat e Vlorës

    Insajderi
    03 December 2024 - 09:41
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit të Insajderit në Youtube.

    Një peshkaqen i rrallë, i quajtur ‘Derr’ ka përfunduar në rrjetat e peshkatarëve pranë Qendrës së Peshkimit Orikum, në zonën e Pashalimanit.

    Peshkatarët, të ndërgjegjshëm për rëndësinë e mbrojtjes së kësaj specieje, kontaktuan menjëherë me specialistët e fushës për të përcaktuar karakteristikat e saj.

    Sipas ekspertëve, ky peshkaqen jeton kryesisht në thellësi 200-600 metra dhe ushqehet me vezët e peshkaqenëve të tjerë. Zona e Pashalimanit është e njohur për shfaqjen e specieve të veçanta, ndoshta për shkak të rrymave unike që karakterizojnë këtë territor.

    Kryesisht ky lloj peshkaqeni jeton në ujërat e thella në Mesdhe dhe Atlantikun Lindor. Ai është një nga peshkaqenët më të rrallë dhe është pjesë e familjes Oxynotidae./A2Cnn


    OP-ED
    Nga Rubrika
    x

    © 2016-2025 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark