×
  • Lajme
  • Insajderi / Insajderi

    “Një popull nuk i nënshtrohet një emisari” – këshilltari i Kurtit del hapur kundër SHBA-së

    Insajderi
    06 June 2023 - 22:54
    Klikoni Këtu për t'u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Gazetës Insajderi në Viber.

    Ideologu i Lëvizjes Vetëvendosje, Elvis Hoxha, njëherësh edhe këshilltar politik i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, ka elektrizuar ndjekësit e tij duke goditur emisarin e SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.

    Hoxha ka përdorur parullën e famshme të Lëvizjes Vetëvendosje “Një popull nuk i nënshtrohet një njeriu”, e cila jehonte në protestat e këtij subjekti politik për ta kundërshtuar qeverisjen e Hashim Thaçit, shkruan Gazeta Insajderi.

    “Kryeministrin e zgjedh një popull. Emisarin e emëron dikush. Një popull nuk i nënshtrohet një emisari”, ka shkruar ai.

    Hoxha e ka sulmuar Escobarin edhe më herët.

    “Escobari na siguroi për dy çështje: – Kosova duhet të shkojë në dialog për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, me aftësitë e një shteti të plotë, por… unë Escobari, unë emisari, mund t’i vendos kushte kryeministrit të zgjedhur të saj. – Ju garantoj se nuk do të ketë Republikë serbe, veç më falni pak… sa të shkoj të përshëndetem me Dodikun”, tha Hoxha.

    Ekipi i Kurtit duket se është “mobilizuar” për ta kundërshtuar SHBA-në. Jeton Zylfaj, këshilltar politik tjetër i Kurtit, e vlerësoi si jo të logjikshme mbajtjen e zgjedhjeve të reja në veri, meqë sipas tij prezente janë bandat kriminale.

    “Nuk ka logjikë të kemi zgjedhje në kushtet e njëjta me frikësim, presion e shantazh dhe me ata element kriminalë që i kemi parë në veri dhe të cilët po dihen me emër e mbiemër. Duhet të ketë veprim të organeve të sundimit të ligjit që atje të funksionojë drejtësia. Vetëm kështu do të krijohen kushtet, ashtu që të sigurohen që të ketë pjesëmarrje”, ka deklaruar ai.

    OP-ED
    Nga Rubrika

    © 2016-2024 Gazeta Online Insajderi - Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Impressum

    Kontakt

    Trademark